TIRANE- Armina Mevlani ka folur për marrëdhënien që ka me prindërit e partnerit të saj, Shkëlzen Berisha, me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe bashkëshorten e tij Liri Berisha, duke rrëfyer sesi ka qenë takimi i parë me ta. E ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë” në “Top Channel”, Armina është shprehur se me ta ka një marrëdhënie shumë të mirë.

Ajo thotë se që në njohjen e parë ata e kanë mirëpritur në një drekë familjare.

“Nëse ke mbështetje nga vjehrra që në fillim atëherë çdo gjë shkon shumë mirë”, është shprehur ajo, duke shtuar se ajo nuk është paragjykuar në momentin që i është bashkuar familjes Berisha.

Fashionistja ka rrëfyer edhe për raportet e saj me prindërit, dhe për mënyrën sesi dëshiron t’i edukojë fëmijët e saj. Armina ka treguar se nuk ka qenë fëmijë i llastuar, por ka preferuar të punojë që e vogël.

“Mama bëhesh siç edukohesh nga prindërit dhe unë do të jem si mami im. Nuk do t’i mësoj fëmijët e mi me veshje apo brande të shtrenjta. Mendoj që fëmijët duhet të luajnë në lagje, të hanë bukë me gjalpë”, është shprehur më tej ajo, duke shpjeguar se do të dëshironte që fëmijët e saj të kishin një fëmijëri sa më të thjeshtë dhe të lumtur.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: