Superliga pret derbin e parë kryeqytetas. Dinamo dhe Partizani do të përballen për herë të parë pas 12 vitesh në kampionat.

Për ironi të fatit kjo sfidë nuk do të luhet në Tiranë, por në Elbasan.

Gjithsesi herën e fundit që këto ekipe janë ndeshur me njëra-tjetrën ka qenë viti 2009 dhe sfida përfundoi me fitoren 1-2 të Dinamos.

Ato ishin vite të vështira për Partizanin që ra deri në Kategorinë e Dytë, ndërsa më pas ishte Dinamo që do të vuante fatin e njëjtë.

Tashmë ato janë në elitën e futbollit shqiptar teksa Dinamo ka 5 pikë kurse Partizani 2 dhe nuk ka gjetur ende për këtë vit fitoren e parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb