MINSK

Familjarët e gazetarit disident dhe të dashurës së tij, të arrestuar pas transferimit të një avioni në Bjellorusi, kanë folur për shqetësimin për sigurinë e tyre.

Roman Protasevich dhe e dashura e tij ruse Sofia Sapega tani janë në paraburgim. “Unë i bëj thirrje gjithë bashkësisë ndërkombëtare për ta shpëtuar tim bir”, tha nëna e tij Natalia Protasevich.

Një video e gazetarit në burg u publikua të martën. Në video, Protasevich shprehet se policët janë sjellë korrekt me të, por të gjithë hedhin dyshime se ai po flet nën detyrim, shkruan BBC.

Sapega dhe Protasevich u arrestuan të dielën, kur një aeroplan që fluturonte nga Athina në Vilnius, në Lituaninë fqinje, u devijua për të ndaluar në Minsk, kryeqytetin bjellorus. Vendet perëndimore akuzojnë Bjellorusinë për rrëmbimin e avionit Ryanair që u ridrejtua pas një kërcënimi të supozuar për shpërthim bombe.

Disa kompani ajrore evropiane kanë thënë se ata nuk do të fluturojnë mbi Bjellorusi, si rezultat i kësaj ngjarje. Sot Sofia u mor në pyetje. Ajo u akuzua për kryerjen e një vepre penale. U zgjodh një masë parandaluese – paraburgimi për një periudhë prej dy muajsh, “i tha avokati i saj, Alexander Filanovich shërbimin rus të BBC të martën.

Sapega tani është në një qendër paraburgimi të KGB në kryeqytetin bjellorus, tha ai. Në video, Sapega shprehet se është redaktore e kanalit Telegram të Librit të Zi të Bjellorusisë, i cili publikon të dhënat personale të forcave të sigurisë së vendit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb