Një ditë më parë, SPAK bëri me dije se ka arrestuar disa persona, të dyshuar të përfshirë në një skemë korrupsioni, për lirimin nga qelia e një të paraburgosuri, që akuzohej për trafikim të qënieve njerëzore.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se News 24 ka zbardhur të plotë vendimin e Shkallës së Parë të SPAK, në lidhje me gjyqtaren e Mimoza Margjekës.

Në këtë vendim thuhet se ka një skemë korrupsioni, ku janë përfshirë disa persona.

Hetimet kanë nisur pas përgjimit të një telefonate mes vëllait të të paraburgusurit dhe nënës së tij Afërdita.

Nëna thoshte se nuk mund të mbahej në burg për trafik qeniesh njerëzore. Vëllai i të paraburgosurit ka hyrë në skemë, duke dashur të lirojë të vëllanë.

Tek gjyqtarët e Apelit në Korçë do të duheshin të paguhen 6 mijë euro. Në një moment, Afërdita Bali diskuton me djalin se nuk di nëse kanë 6 mijë euro.

Në këtë moment, hyn në lojë avokati Demiri që kontakton me një biznesmen. Ky i fundit thotë se nuk njeh gjyqtarët, por djali i tij Klaudio Zhilla, njeh gjyqtarë.

SPAK thotë se Arben Cara merr paratë në një moment dhe më pas e takon bashkëshortja Mimoza Margjeka. Bëhet fjalë për momentin kur do të merreshin paratë. Meriton Bali ndodhet jashtë gjykatës, ndërsa personat që duheshin të ishin në gjyq paraqiten.

Gjykata e Korçës vendosin të ndryshojnë masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “garanci pasurore”. Në këtë moment, Skënder Demiraj e merr në telefon vëllanë e Oriol Balit dhe i thotë se “gjithçka u krye”. SPAK ka hetuar me përgjime. Klaudjo Zhilla konsiderohet sekser. Nuk del që dy gjyqtarët e tjerë të kenë marrë para, por hetimet do e tregojnë këtë gjë. Për gjyqtaren Mimoza Margjeka u dha “arrest shtëpiak”, pasi ka një fëmijë për të rritur.

Për shkak të moshës, është lënë në arrest shtëpie edhe Skënder Demiraj, që tani është avokat, por më herët ka qenë prokuror. Duket një dosje që ka dashur më shumë se 1 muaj e gjysmë hetime.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb