BRUKSEL- Maja Kocijancic, zëdhënësja e përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Europian, Frederica Mogherinit ka reaguar në lidhje me arrestimin e kreut të AAK-së, Ramush Haradaj.

Zëdhënësja theksoi se palët duhet t’i përmbahen një klime normalizimi, ndërsa policitë e dy shteteve duhet të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën. Ndër të tjera ajo shtoi se Serbia dhe Kosova duhet të shkëmbejnë informacione.

Haradinaj pak ditë më parë u arrestua në aeroportin e Bazelit, nga autoritetet franceze, në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia në vititn 2004. Ai vazhdon të mbahet në paraburgim në Francë, ndërsa Beogradi pritet të paraqesë provat dhe kërkesën e tyre për ekstradim.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: