TIRANE- Arrestimi i kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj ka ngjallur reagime të ashpra kundër autoriteteve franceze për zbatimin e urdhër arrestit të lëshuar nga Serbia.

Një ndër ta ka qenë dhe këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe me emrin e artit Stresi. Në një video që Stresi ka publikuar shihet se ai gjuan me armë në ajër, ndërsa kërkon lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës.

“Liri per Veteranët #Free #RamushHaradinaj #UÇK”, shkruan Stresi. Për më tepër ndiqni videon.[fbvideo link=”https://www.facebook.com/StresiOfficial/videos/1235541099861191/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u ndalua të mërkurën nga policia franceze në bazë të një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga policia e Serbisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb