Këtë të mërkurë kanë rënë në prangat e policisë ndërkombëtare dy ish-truprojat e ish-ministrit Saimir Tahiri, emrat e të cilëve dolën në përgjimet e operacionit “Shpirti”.

Hekuran Marku është arrestuar në Gjermani, ndërsa Agustin Deda në Francë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” detaje interesante lidhur me Dedan.

Sipas saj, ai ka kërkuar azil politik në Francë. Derisa të shqyrtohet kërkesa për azil ai do të qëndrojë nën masën e detyrimit për paraqitje dhe s’mund të lëvizë jashtë vendit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb