Presidenti i Republikës Bajram Begaj, priti sot në takim Ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, si dhe Drejtorin e komanduar të SHISH-it, Elvis Lila.
Në njoftimin zyrtar të Presidencës thuhet se në këto takime, Presidenti Begaj u informua dhe diskutoi me ta mbi çështje të aktualitetit.
Kujtojmë se këto takimeve vijnë në një kohë zhvillimesh në vend gjatë ditëve të fundit. Vlora Hyseni u arrestua në detyrë nga SPAK dhe GJKKO.
Ndërsa dolën edhe komunikimet e saj me Ergys Agasin.
Gjithashtu sot mbahet seanca në Kuvend, shoqëruar me debate për kreun e SHISH, ndërsa PD kërkon interpelancë me kryeministrin Rama.
