Policia kroate ka arrestuar nëntë huliganë kroatë nga ekipi Bad Blue Boys i Dinamo Zagrebit për vrasjen e Michalis Katsouris .

Sipas faqes së internetit www.jutarnji.hr, arrestimet u kryen në bazë të një urdhër-arresti evropian të lëshuar pas sulmit vrasës nga huliganët kroatë në New Philadelfia më 7 gusht.

Pesë prej huliganëve u arrestuan të premten dhe u dërguan në selinë e federatës kroate në Zagreb.

Siç raporton webfaqja kroate, arrestimet janë bërë pas urdhrit evropian të lëshuar nga autoritetet greke dhe jo pas një hetimi të policisë kroate për rastin. Urdhri evropian ishte për gjithsej 10 persona me të dhjetin ende në kërkim nga policia kroate.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: