Polica e Qipros ka arrestuar në aeroport aktorin e njohur turk Yurdaer Okur, që nëpërmjet serialit “Karaday” është bërë i njohur edhe për publikun shqiptar.
Ai u kap me 1 gram drogë dhe u dërgua menjëherë në rajonin e Policisë. Siç bën me dije gazeta “Haber turk” bëhet e ditur se Okur, i njohur për rolin e Turgut Savcı në serialin “Karaday” është arrestuar në aeroportin Ercan në Nikosia (Lefkosa), në Qipro.
Ai do të paraqitet sot para gjykatës, e cila do vendosë nëse do ta lërë të lirë apo do të marrë masa sigurie. Sipas ligjeve të Qipros, ai që kapet me kanabis ose dëbohet ose burgoset.
(m.a/BalkanWeb)