Një shqiptar, që drejtonte një fabrikë kanabisi brenda një ndërtese të rrënuar, është burgosur Angli, si dhe është paralajmëruar se mund të deportohet në atdhe pas vuajtjes së dënimit me burg.

Bëhet fjalë për “bosin” shqiptar 26-vjeçar, Jorgen Bami, i cili është arrestuar, duke u fshehur në ferra, jashtë një ndërtese të njohur si Citadel në rrugën Snatchëood, në zonën Abersychan të Pontypool.

Mediet e huaja e quajnë shqiptarin si “gangster”, ndërsa theksojnë se fillimisht ai ka pretenduar se ishte viktimë e skllavërisë moderne dhe se ishte kërcënuar se do t’i vrisnin familjen e tij në atdhe në Shqipëri.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Më vonë, ai e braktisi këtë mbrojtje dhe nga provat e celularit rezultoi se Bami quhej “Boss” dhe u jepte këshilla kriminale të tjerëve.
Fabrika e kanabisit ishte vendosur brenda godinës së madhe të bardhë të braktisur, ku të gjitha dritaret ishin mbuluar dhe furnizimi me energji elektrike ishte anashkaluar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb