GREQI- Për minuta të tëra Policia greke ka ndjekur një shqiptar të dyshuar si trafikant dhë më pas e ka vënë në pranga duke sekuestruar edhe rreth 30 kg drogë. Mediat greke shkruajnë se 37-vjeçari shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur po fuste me mjetin e tij 30 pako me 30 kg e 690 gram marijuanë me vlere 80.000 euro në Greqi. Sipas policisë greke, shqiptari është kapur në aksin Artë- Agrinjo, ndërkohë që e kishte pikasur më herët dhe po e ndiqte.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: