ARRSH ka dhënë informacion zyrtar lidhur me gjendjen e akseve rrugore teksa njofton se reshjet e borës kanë pushuar në gjithë vendin.

Sipas informacioneve zyrtare, aksi i cili dje u bllokua prej orësh totalisht Qafë Thanë-Doganë qarkullohet me një korsi, kurse në rajonin jugor të gjitha akset janë të hapura.

Ka vetëm disa akse në rajonin verior dhe qendror të cilat kanë nevojë për qarkullim me zinxhirë teksa ARRSH i bën sërish apel drejtuesve të mjeteve të pajisen me goma dimri e zinxhirë.

NJOFTIMI NGA ARRSH
?INFORMACION MBI GJENDJEN E AKSEVE KOMBËTARE
?Në të gjithë territorin reshjet kanë pushuar, temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta.
Kontraktorët janë në terren për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.
?RAJONI VERIOR
Qarkullohet me zinxhirë:
Trebisht –Doganë, Ura e Cerenecit–Klenjë, Trebisht-Doganë, Peshkopi-Qafë Drajë, Qafë Bualli-Krastë.
?RAJONI QENDROR

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb