Trajneri i Arsenalit, Arteta iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në prag të ndeshjes së vlefshme për Champions ndaj Bayern.

“Po e shijojmë vërtet momentin, jemi aty ku do të donim të ishim si në kampionat dhe Champions League. Përpara nesh kemi një nga klubet me më shumë trofe në Europë, mezi pres të kapërcejmë këtë lloj pengese. Unë jam një admirues i madh i Tuchel, për mënyrën e tij të lojës dhe si u transmeton skuadrave konceptin e tij për lojën. Kam mësuar shumë prej tij. Jemi përgatitur dhe duhet të luajmë lojën tonë, nëse ia dalim kemi një shans për ta fituar.’

Kane? Nuk është vetëm ai, janë edhe 10 individualitete të tjera që Bayern ka. Ne i dimë cilësitë e të gjithë këtyre lojtarëve, në veçanti të Kane. Rreziku më i madh është Kane, ne do të përpiqemi ta parandalojmë. Shikoni shifrat që ka pasur 10 vitet e fundit, e pabesueshme!’, shtoi Arteta.
(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: