TIRANE

Reperi shqiptar Stresi është në arrati pasi akuzohet nga policia si organizator i protestës për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha. Menjëherë pas protestës Stresi u fsheh në Kosovë. Këtë e ka treguar dhe në një intervistë për ‘Prive’ ku ka falenderuar miqtë që e ndihmuan të shkonte deri në shtetin fqinj.

Më pas Stresi publikoi një foto me valixhe që tregonte se do të largohej në një shtet tjetër. Para dy vitesh, reperi paralajmëroi se do të publikonte një këngë të titulluar “Po foli i fundit”, por ky projekt nuk është publikuar ende.

Lidhur me këtë, ditën e djeshme artisti tha se këtë këngë nuk ia kushton kundërshtarëve, por njerëzve të tij që e kanë tradhtuar. Në videot e publikuara nga ai, nuk mungojnë as të sharat. Por, personi i parë që ka reaguar menjëherë pas këtyre fjalëve, është mamaja e tij.

Edhe pse si gjithmonë i ka dalë në krah, ajo e ka këshilluar Stresin që të heqë dorë nga ky fjalor, sepse tashmë është në moshë të pjekur dhe nuk i ka hije.

“Fillo nga pak të heqësh fjalorin e pistë dhe të sharat në story! Djali im, je në moshë të pjekur e nuk të kanë hije tash se ke sedër dhe zemër të madhe. Fillo zemra ime e mundohu me ndryshu pak!”- i shkruan ndër të tjera ajo të birit.

Krah fotos që tregon bisedën me Shpresën, nënën e tij, Stresi ka shkruar: “Arsyeja pse nuk dua të jem i keq me njerëzit është nëna ime. Po do vijë dita juaj së shpejti!”

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: