DURRES

Prokurorja e Përgjithshme e Përkoheshme, Arta Marku ka bërë thirrje nga Durrësi që Kuvendi të miratojë sa më shpejt ndryshimet ligjore që nevojiten pas vakumit të lënë nga vendimi i gjykatës kushtetuese në lidhje me procedimet dispilinore ndaj magjistratëve.

Në fjalën që ka mbajtur në analizën e prokurorive të Durrësit, Kavajës dhe Elbasanit, Marku ka bërë apel që këto ndryshime të ëvhen sa më shpejt, pasi dispozita kalimtare e prokurorit të përgjithshëm nuk e lejon atë që hetimet disilpinore ndaj prokurorëve të shkojnë deri në fund. Marku ka theksuar që në fillim se ka shumë ankesa të qytetarëve që kanë shkuar direkt në adresë të saj dhe një pjesë pranë mediave dhe mosndërhyrja jonë ndaj prokurorëve të akuzuar është komentuar me nota denigruese, duke shtuar se kjo gjë nuk mund të bëhet përsa kohë nuk është zgjedhur inspektori i lartë i drejtësisë, si autoriteti i vetëm që ka të drejtën për të hetuar prokurorët.

Nga ana tjetër prokurorja e përgjithshme ka theksuar se rrëzimi i ligjit për procedimet disiplinore ndaj magjistratëve në vitin 2017 nga gjykata kushtetuese ka lënë një vakum ligjor, duke kërkuar nga kuvendi që të miratojë sa më shpejt ndryshimet ligjore dhe të përcaktojë me detaje se cilat sjellje duhet të procedohen.

Gjendjen aktuale të prokurorisë dhe vetë sistemit të drejtësisë Marku e ka cilësuar problematike, pasi siç u shpreh ajo, në kushtet që po operon aktualisht sistemi i drejtësisë kur prokuroret veprojnë të pavarur apo të pandikuar tërësisht, funksionimi i mekanizmave displinore është i domosdoshëm dhe  jetik dhe në mungesë të këtyre mekanizmave pavarësia nuk është asgjë tjeter veçse abuzim  ne kurriz te qytetarëve  dhe cenim i imazhit te drejtësisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: