Akademiku Artan Fuga shkruan se pa arritur që ministrja e arsimit t’i kërkojë falje publike maturantëve do vazhdojë të diskreditojë provimin e Gjuhë- Letërsisë që u kthye në tallje.

Fuga thotë se është detyrë e tij dhe jo vetëm mision dhe detyrë patriotike për t’i nxjerrë ujin e zi testit të maturës, për të nxjerrë përgjegjësit por edhe të shkaqeve që çuan studentët të dalin në rrugë për të protestuar dhjetorin e 2018.

 

 

STATUSI NGA ARTAN FUGA

Pa i nxjerrë ujin e zi testit idiot të maturës shtetrore në gjuhë dhe letërsi,
pa arritur që ministrja e arsimit t’u kërkojë falje publike maturantëve, rinisë shqiptare, prindërve, të gjithë shoqërisë,
pa dalë përgjegjësit dhe të mbajnë përgjegjësi ata,
pa u nxjerrë shkaku ose shkaqet e kësaj gjendje të paprecedentë në historinë e Shqipërisë, të këtij skandali ku nxënësit u detyruan të dalin në rrugë dhe të përballen me policinë për t’i dhënë sistemit arsimor : ju jeni ngelësa!,
pa marrë vendimin e drejtë për pasojat në pikë të këtij testi,

unë, sa më takon për detyrë, do të vazhdoj ta kryej detyrën time për ta diskredituar në publik atë test, që në vend të ishte një akt solemn maturimi i të rinjve, u kthye në një tallje me ta!

Mos i kthehemi më kësaj çështjeje! është mision dhe detyrë patriotike!

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: