Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara u mblodh të martën për të zgjedhur Republikën Çeke për të zëvendësuar Rusinë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut, me 157 vota pro dhe 23 abstenime.

Mandati i Republikës Çeke fillon të martën dhe do të përfundojë më 31 dhjetor 2023. CNN raporton se Republika Çeke ishte i vetmi kandidat i shpallur për të zëvendësuar Rusinë.

Më 7 prill, OKB-ja votoi për pezullimin e Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut me 93 vota pro, 24 kundër dhe 58 abstenim.

Në draftin e rezolutës së 7 prillit, OKB-ja tha se Asambleja e Përgjithshme do të “pezullonte të drejtat e anëtarësimit në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të një anëtari të Këshillit që kryen shkelje të rënda dhe sistematike të të drejtave të njeriut”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb