BERAT-Mbi 100 mijë rrënjë kanaabis sativa janë asgjësuar ditën e sotme nga uniformat e policisë në Berat. Një punonjës policie është vënë në pranga, ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Sipas policisë, “Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesat në MPB në bashkëpunim me strukturat e Komisariatit të Policisë Berat, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, në kuadër të luftës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike arrestoi sot në mesditë, në flagrancë shtetasin Ilir Jaho, 34 vjeç, banues në Lapardha, punonjës policie, me detyrë trupë shërbimi pranë Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Berat. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit, J.J., banues në Lapardha , K.J., banues në Lapardha, dhe po punohet për ndalimin e tyre”.

Arrestimi i shtetasit Ilir Jaho dhe shpallja në kërkim e 2 shtetasve të sipërcituar u krye pasi dyshohet se ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kultivuar 11.193 rrënjë bimë narkotike Cannabis Sattiva.

Bimët u zbuluan në fshatin Lapardha 2, të kultivuara në 4 sera. Hetimet po vijojnë, nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: