DURRES-Ashensori i mallrave nga ku u rrëzua 15-vjecari K.L ditën e djeshme ndodhet jashtë cdo standarti teknik ashtu si gjithë godina që njihet ndryshe si Fabrika e ish-Plastikës në Durrës. Godina është privatizuar prej disa vitesh dhe ambientet ishin dhënë me qera për biznese të ndryshme.

Gazetari ynë Mariglen Mërtiri shkon në vendngjarje, në Shkozet ku humbi jetën 15-vjecari në Shkozet të Durrësit dhe zbulon se ashensori ishte jashtë kushteve më minimale teknike.

“Bëhet fjalë për një ashensor të ngjashëm me një kafaz hekuri dhe pjesa ku lëvizte si një bodrum i thellë”, shpjegon gazetari.

Adoleshenti ka rënë nga kati i tretë sëbashku me 44-vjecarin, në momentin që ashensori ishte duke transportuar materiale, pasi firma italiane që kishte operuar aty, po zhvendosej në ambiente të tjera jashtë fabrikës. Mësohet se ata kanë rënë mbi njëri-tjetrin, ku 15-vjecari gjeti vdekjen e menjëhershme, kurse 44-vjecari ndodhet në gjendje të rëndë.

Pjesa më e madhe e fabrikës ndodhet në kushte të mjerueshme.
vendi ku u vra 15 vjecari durres
“Godina punimet e fundit restauruese mud t’i ketë patur 40-50 vite të shkuara”, thotë gazetari.
Dyshohet se djali i mitur teksa ka dalë nga ashensori i mallrave, në errësirë (edhe pse ngjarja ka ndodhur në orën 15:00, të ditës së djeshme), nuk ka parë ku ka hedhur këmbët, duke rënë në zgavrën e ashensorit. Në çastin e rënies, besohet se punëtori 44-vjecar ka tentuar ta kapë, por dhe ai është rrëzuar pas të miturit.
Ndërkohë priten hetimet për zbardhjen e shkaqeve që cuan në rrëzimin e adoleshentit, që gjeti vdekjen ditën e djeshme.
ashensori

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb