SHBA

Ashton Kutcher dhe Mila Kunis kanë habitur me deklaratat e fundit në lidhje me higjienë e tyre personale.

Çifti i njohur i aktorëve në një intervistë për “Armchair Expert” kanë rrëfyer se lahen vetëm kur është e nevojshme. Këtë gjë bëjnë dhe me dy fëmijët e tyre 6 dhe 4 vjeç.

“Nëse i sheh pis mund t’i lash në të kundërt nuk duhet”- ka thënë Kutcher.

Ashton dhe Mila rrëfejnë se nuk ka kuptim të përdorësh sapunin çdo ditë. Aktori tregon se lan sqetullat dhe pjesët intime cdo ditë por jo gjithë trupin dhe kur del nga palestra lan vetëm fytyrën sa për t’u freskuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb