SHBA

Selena Gomez e ka kujtuar ish- të dashurin në këngën e re, “Feel Me”, duke e paralajmëruar se nuk do ta harrojë lehtë këngëtaren.

Kënga e re e cila është publikuar më 20 shkurt është pjesë e albumit “Rare”. Në këngën treminutëshe, Selena i përshkruan emocionet e thella dhe i dërgon një mesazh ish-të dashurit: “Askush nuk të do sa unë”.

Natyrisht se fansat menjëherë kanë aluduar te lidhja e saj e shumëpërfolur me këngëtarin Justin Bieber, i cili tashmë është i martuar me Hailey Baldwin. Albumi i ri, “Rare”, është albumi i tretë i këngëtares, i cili është publikuar më 10 janar përmes Interscope Records.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: