Në emisionin Open në News 24, u zhvillua një debat i fortë mes gazetarit Fatos Çoçoli dhe eksperti ekonomik pranë PD-së, Dorian Teliti, lidhur me premtimet ekonomike të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për zgjedhjet.
Çoçoli theksoi se programi i PS është më realist dhe se premtimet për rrogën mesatare prej 1200 euro në fund të mandatit janë të realizueshme, pasi kostoja e këtyre premtimeve është më e vogël. Ai theksoi gjithashtu se mund të premtosh shumë gjëra, por është e rëndësishme që këto të jenë të realizueshme.
Nga ana tjetër, Dorian Teliti e kundërshtoi këtë pikëpamje, duke e konsideruar premtimin për pensionin mesatar prej 400 eurosh të PS si mashtrim. Sipas tij, premtimet e PD-së janë më të qëndrueshme.
Fatos Çoçoli: Mendoj se PS është më realiste në premtimet ekonomike. PS tha se në fund të mandatit do ketë rrogë mesatare 1200 euro. Kostoja e këtyre premtimeve është më e vogël. Mund të premtosh dhe qiellin, por puna është sa të realizueshme janë.
Dorian Teliti: Këto janë mashtrime. Nuk premtojmë pension mesatar 400 euro ne si këta. Ne për premtimet tona i gjejmë paratë në buxhet.
Fatos Çoçoli: Nëse fitoni, mos mbani premtimet, se nuk ka buxhet. Jeni për t’u mëshiruar. Askush s’ju qas në BE.
Dorian Teliti: A ke sedër? O zotëri, mos mashtro.
(Balkanweb)