Në korrik, qarkulluan zëra se Dortmundi ishte pranë transferimit të Fisnik Asllanit nga Hofenhajm. Në fund, garën për sulmuesin e fitoi Lajpcig, por më pas klubi nga Saksonia ngriti “shqetësime mjekësore” dhe marrëveshja dështoi.
24 vjeçari, sipas njoftimit të klubit, do të qëndroj, por raportohet se BVB nuk e ka humbur interesimin për të. Fisnik Asllani mbetet një alternativë për Dortmundin. Sipas raportimeve, Dortmundi vazhdon ta ketë në radar kosovarin. Çështja mund të marrë sërish zhvillim përpara mbylljes së merkatos së verës, më 1 shtator në orën 20:00.
Forca shtytëse pas interesimit të pretenduar të Dortmundit thuhet se është drejtori sportiv Ole Buk, i cili e njeh Asllanin nga koha kur të dy ishin së bashku te Elversberg dhe raportohet se është një “adhurues” i sulmuesit.
