Plus 7 pikë në raport me Juven, për me tepër me një ndeshje me pak. Inter ka prekur me njërën dorë titullin në Serie A, por në mes tani futet Champions League. Me një diferencë në të tillë, Simone Inzaghi e ka të thjeshtë të bëjë një rotacion të lehtë, në një kohë kur zikaltërit duhet të bëjnë mirë edhe në Champions. Inter përballë në fazën e 1/8 me Atletico Madrid, një rival shumë i vështirë, për këtë arsye, kërkohet një ekip në top formë.

Inzaghi
Inzaghi

Sipas La Gazzetta dello Sport: Simone Inzaghi po planifikon një rotacion në sfidën kundër Salernitana-s të premten. Nga mbrojtja në sulm, priten ndryshime në çdo repart. Në mbrojtje, një ndërmjet Pavard ose Basoni do të ulen në stol. Në mesfushë, nëse Frattesi do të jap garanci, pritet të marrin vendin e njërit prej Mkhitaryan ose Barella-s.

Inzaghi Asllani
Inzaghi Asllani

Gjithnjë sipas La Gazzettas, në këtë sfidë pritet që Kristjan Asllani ta nis nga minuta e parë. Mesfushori kuqezi ka fituar besimin e Inzaghi-t dhe pritet të marrë vendin e Calhanoglu-s, me turkun që do të lihet pushim përpara sfidës me Atletico Madrid. Ndryshime priten edhe në sulm ku Arnautovic është projektuar si titullar, njëri ndemjet Thuram dhe Lautaro do të ulet në stol.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb