“Qeverisja socialiste e ka lënë periferinë e Tiranës në gjendje katastrofike”. Banorët në Laprakë i thanë kandidates për deputete Albana Vokshi se prej 8 vjetësh nuk është bërë asnjë investim, as në rrugë, as në kanalizime, as në shtyllat e enerhjisë elektrike.

“I paguaj taksat një më një, të gjitha, por këta na kanë harruar. Na mashtrojnë sa herë ka zgjedhje dhe nuk bëjnë asgjë. Vetëm një shërbim na bën qeveria ehe bashkia, na marrin taksat”,- tha një i moshuar i revoltuar.

Duke treguar rruget pa asfalt, me gropa, të mbushura me ujë dhe mbeturina, Albana Vokshi hodhi akuza ndaj qeverisë dhe bashkisë për korrupsion.
“I vjedhin taksat, së përndryshe do t’i kishin investuar për njerëzit. Populli do të dijë t’ua kthejë kusurin më 25 prill”- tha Albana Vokshi.

Banorët e Laprakës vlerësuan si shumë të drejtë qendrimin e kreut të opozitës për t’i dhënë besim në këto zgjedhje, në mënyrë që ai të ketë mundësinë të provojë se është një politikan që i mban premtimet.

“Lulzim Basha ua ka thënë qartë, në rast se unë nuk mbaj premtimin mandatin e parë, mos ma jepni të dytin. Jepini votën ta provojmë. Asnjë politikan nuk e ka bërë një deklaratë të tillë”,- tha kryefamiljari në Laprakë, duke u bërë thirrje qytetarëve të votojnë Lulzim Bashën.

“Më datë 25 prill të gjithë të dalim dhe mos të rrinë në shtëpi. Nuk ka më nevojë njeri për një qeverisje që pasurohet vetëm për veten e vet. Sepse e kanë shumëfishuar pasurinë, ja ku e lënë popullin. Më datë 25 prill të votojnë PD me kryeministër Lulzim Bashën për një qeverisje që të jetë për ju, për fëmijët tuaj, për banorët, të jetë për një Tiranë jo kështu si geto, por për një Tiranë që të jetë kryeqytet si ccdo kryeqytet i BE-së”, tha Albana Vokshi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb