Kryetari i partisë “Mundësia” deklaroi në studion e “Studio 24” se nuk do të bashkëpunojë me opozitën në zgjedhjet vendore të 2027.
Shehaj tha se kur sheh se ata duan ta zhdukin këtë parti, nuk ka asnjë mundësi bashkëpunimi mes partisë “Mundësia” dhe PD.
“Po flitet për sistemet zgjedhore, nëse ka ndryshim që duhet të bëhet, është ai për zgjedhjen e kryetarëve të bashkive”, tha Shehaj, duke shtuar se “Mundësia” do ta vendosë më tej se ku do të ketë kandidatët e saj për kryetar bashkie, nëse do të ketë.
