Imazhet që nuk i përshtaten mendjes njerëzore u publikuan nga Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit. Në videon 24 sekondëshe shohim persona të karbonizuar brenda një makine.

“Ne menduam nëse duhet t’i ndajmë apo jo këto imazhe të tmerrshme, por njerëzit duhet të dinë se me çfarë kemi të bëjmë. Këta nuk janë “luftëtarë të lirisë”. Ata janë terroristë të Hamasit, por nuk ndryshojnë nga terroristët e ISIS. Të njëjtat taktika, emra të ndryshëm. Hamas = ISIS”, shkruan Ministria e Jashtme izraelite në postimin e tij në Twitter.

Ne debatuam nëse duhet t’i ndajmë apo jo këto imazhe të tmerrshme, por bota duhet të dijë se kë kemi kundër.

Këta nuk janë “luftëtarë të lirisë”. Ata janë terroristë të Hamasit, por nuk ndryshojnë nga terroristët e ISIS.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: