Rritet bilanci i viktimave nga atentati i ndodhur mbrëmë vonë në Kurbin.

Burime policore bëjnë me dije se ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm edhe i plagosuri, Paulin Gjergji, 53-vjec.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë në sheshin e një hoteli në qytet, ku një person i paidentifikuar ka qëlluar ndaj disa personave, duke vrarë njërin dhe plagosur dy të tjerë.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “Balkanweb” se viktimë ka mbetur shtetasi Bujar Lika, ndërsa i plagosuri mbeti Paulin Gjergji, i cili humbi jetën sot në spital.

Po ashtu, i plagosur ka mbetur edhe një i ri 21 vjecar me inicialet K.L. Një grup hetimor është në vendngjarje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb