Zv.ministrja e brendshme Romina Kuko në një lidhje live për emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 tha se Policia edhe pse është e mbingarkuar me pandeminë nuk e ka hequr fokusin nga krimi.

Kuko tha se Policia kriminale, rrugët operative dhe OFL kanë vijuar me luftën kundër krimit dhe nuk kanë qëndruar në karantinë. Për vrasjet Kuko tha se një prej tyre, ajo e Lezhës u zbardh në më pak se 24 orë gjë që tregon se Policia po bën punën e saj.

Ndërkohë analistin Vasjari më shumë se vrasjet e shqetësojnë rastet e dhunës në familje sepse është e paekspozuar dhe mbetet brenda për brenda familjeve. Madje ai paralajmëron se Policia duhet të mobilizohet për një situatë akoma më të rënda me rihapjen.

 

DEBATI NË REAL STORY

ROMINA KUKO: Biznesi kriminal vijon me mënyrat e veta, siç e gjen rrugën për të shkelur ligjin. Dua të citoj një raport të Europol, krimi ka strukturën e vet. Nuk është e karantinuar, Policia nuk ka ndaluar ndjekjen e tyre.
Fakti që ngjarja e Lezhës u zbulua për më pak se 24 orë tregon se Policia është në nivelin e duhur. Policia vijon normalisht me hetimin e krimit.
Policia kriminale, rrugët operative kanë vazhduar. OFL ka vijuar me dosjet. Policia është e mbingarkuar, por nuk është lënë jashtë lufta kundër krimit.
Për pjeën e resurseve, nuk janë asnjëherë të mjaftueshme. Gjithmonë na duhen më shumë policë të shpërndarë në territor. Policia e shtetit ka rreth 60 detyra funksionale përtej kompetencave të saj. Nuk është hequr kurrë fokusi nga lufta kundër krimit.
Edhe pjesa e parandalimit nuk mund të bëhet nga Policia.

ARJAN VASJARI: është e pamohueshme që e ka një kondesim të një energjie negative. Dalja, komunikimi, kontakti me natyrën janë faktorë. Nuk jemi duke folur për të njëjtën tipologji krimi. Duhet të ndajmë violencën nga krimi.
Krimi i këtyre më shqetëson më shumë dhuna, dhuna ndaj grave, fëmijëve, komunitetit familjar. Jo se është më i dhunshëm por mbetet latent, nuk ekspozohet. Dhuna sot është e koncetruar brenda familjes. Mua do më shqetësonte që kjo situatë kriminale do më shqetësonte nëse do kishte sfidë ndaj kultit të shtetit, por sfidë ndaj kultit të njeriut.
Duhet të jemi të sinqertë dhe të themi që ne kemi një krim autokton të elaboruar. Krim si fenomen social, antropologjik, kulturor. Në këtë situatë izolimi të bëjmë një ndarje të krimit ndaj violencës. Po dalim nga pandemia, po e braktisim pandeminë. Dhe për shkaqe të mëparshme u konsumuan sepse këta si individë mendojnë se po futen tek normaliteti.
Kjo situatë drejt një hapje të plotë duhet edhe të mobilizojë Policinë për një situatë që mund të jetë shumë më problematike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb