Qyteti i Shkodrës është tronditur këtë mbrëmje nga një atentat të ndodhur në bulevardin ‘Bujar Bushanjaku’.

Viktimë e këtij atentati mbeti 19-vjeçari Erjon Xhenje. 19-vjeçari u qëllua me breshëri plumbash , ndërsa ndodhej në ambientet e një lokali në këtë zonë.

Gazetari Senad Nikshiqi më herët raportoi se në vendngjarje u gjetën rreth 30 gëzhoja.

Ndërsa në pamje shihet edhe momenti kur trupi i 19-vjeçarit transportohet drejt morgut me ambulance. Nga uniformat blu u bë me dije se motorçikleta me të cilën u larguan autorët është gjetur e djegur në lagjen Guerrile, po ashtu edhe një armë zjarri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb