Numri i refugjatëve në ishujt e Greqisë, në Detin Egje ka shënuar një rritje të ndjeshme.

Që nga mesnata në pika të ndryshme të ishullit Lesbos kanë mbërritur 323 refugjatë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Polcia, në muajin tetor në ishujt Lesbos kanë kaluar 3 474, në Chios 1 820 dhe Samos 556 refugjatë.

Mediat greke e krahasuan situatën në këto ishuj me kalimet intensive nga Turqia në pranverën e vitit 2015, ndërsa u njoftua se pas mbërritjes së refugjatëve të rinj në kampin Moria në Lesbos me kapacitet prej 3 000 persnash ka arritur në 15 000.

Kryetari i Komunës së Leros, Mihalis Kolias, duke reaguar ndaj vendimit për sjelljen e refugjatëve të rinj në ishull, kishte bërë thirrje për mbylljen e portit.

Ai theksoi se vendimi ishte i papranueshëm.

“Kampi në ishull është për 800 persona, ndërkohë që 2 000 persona të tjerë do të qendrojnë nëpër rrugë, në breg”, u shpreh ai.

Parlamenti grek miratoi sot një projektligj të kundërshtuar që ashpërson legjislacionin për azilkërkuesit pavarësisht kritikave të Këshillit të Europës dhe shumë OJQ-ve, mes të cilave Amnesty International.

Teksti u miratua në parim nga maxhoranca qeveritare e të djathtës Demokracia e Re ndërkohë që partitë e opozitës së majtë kanë dënuar dispozitat që e bëjnë më të vështirë dhënien e azilit në Greqi.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb