Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me negociatat për çështjen detare mes Shqipërisë dhe Greqia.
Gjatë një interviste në emisionin “Studio24” në News, Blushi deklaroi se procesi është trajtuar pa transparencë.
Ai iu referua marrëveshjes së vitit 2009, e cila u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë si antikushtetuese, ndërsa tha se në vitin 2018 grupi negociator kishte arritur të zgjidhte pjesën më të madhe të mosmarrëveshjeve.
Deputeti i Partisë së Lirisë akuzoi gjithashtu kryeministrin Rama se ka penguar zgjidhjen e çështjes edhe në vitin 2020, duke e cilësuar këtë si pjesë të një “agjende antikombëtare”.
“Nuk është një çështje që mund të trajtohet si një tender sekret. Presidenti nuk di asgjë. Kemi 2009, marrëveshja antikushtetuesen, vendimi gjykatës është publik. Në 2018 grupi negociator ka marrë një autorizimit, dhe arriti që 80 % të mosmarrëveshjeve ti sheshonte dhe ngeli më pak se 20 % që duhej te negocioheshin në një nivel shumë të lartë politik. Zoti Meta, funksioni i presidentit të republikës thërret Edi Ramën në zyrë dhe duhet të të jap ty autorizimin që të vijosh negociatat. Autorizim që Rama nuk e mori kurrë. Dhe dy vite më vonë do merrnim vesh nga mediat greke… Politika antikombëtare është agjendë, por të kishte vullnet për të zgjidhur çështjen do të ishte zgjidhur në 2018. Edi Rama është ai që po e pengon. Edhe në 2020 ishte po Edi Rama penguesi”, tha ai.
