Atletico Madridi e ka mposhtur Valencian para tifozëve në Mestalla me rezultat 1-3. Antoine Griezmann shënoi një gol të bukur për epërsinë e mysafirëve, ndërsa Denis Cheryshev e barazoi rezultatin (28’) dhe skuadrat shkuan në pushim me shifra të njëjta.

Fernando Torres riktheu avantazhin e vizitorëve (72’), ndërsa më keq për Los Che u bë kur Aderlan Santos u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë (81’), shkruan tg. Rezultatin përfundimtar e vendosi Yannick Ferreira-Carrasco në minutën e 85-të.

Pas kësaj fitoreje, Atletico Madridi vazhdon ta ndjekë nga prapa Barcelonën me tetë pikë diferencë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: