Audi ka prezantuar modelin e ri të veturave Q8 që është planifikuar të dalë në shitje në vitin 2019. Pa dhënë ndonjë detaj, Audi ka njoftuar se do të shtojë modelini e ri në familjen e SUV-ave dhe se do të jetë në krye të serisë Q. Ky do të jetë njëri nga modelet që do të “tregojë më së miri suksesin dhe famën e Audi-së”.

Shefi i kompanisë, Hackenberg ka premtuar se Q8 do të jetë si coupe për dallim nga Q7 dhe do të ketë dizajn emocionues dhe sportiv të frymëzuar nga koncepti Prologue, shkruan “Koha.net”.

Përveç modelit Q8, është prezantuar edhe vetura Q1 që është paralajmëruar edhe më parë, por që pritet të lansohet vitin e ardhshëm.

Audi gjithashtu e ka në plan të prezantojë edhe SUV-in sportiv dhe gjasat janë që ky model të jetë Q6. Raportohet se do të jetë i bazuar në gjeneratën e dytë të Q7 elektrik.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: