Një ministre australiane dha dorëheqjen nga kabineti qeveritar pas një polemike prej 100 milionë dollarësh për ndarjen e granteve sportive.

Bridget McKenzie, zëvendëskryetarja e Partisë Kombëtare, që është partnere e koalicionit në qeverinë e kryeministrit Morrison, dha sot dorëheqjen si ministre e Bujqësisë mbi vendimet e financimit të sportit, që mori vitin e kaluar si ministre e Sportit.

“McKenzie kishte shkelur standardet e ministrisë duke mos zbuluar anëtarësimin e saj në të dy klubet që morën fondet”, deklaroi sot Morrison. //ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb