Rreth 50,000 njerëzve u është kërkuar të evakuojnë shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve që kanë goditur Sidnein për të tretën herë që nga fillimi i vitit. Kështu shkruan BBC.

Rrugët e qytetit janë mbyllur, disa shtëpi janë nën ujë dhe mijëra njerëz kanë mbetur pa energji elektrike.

Përmbytjet në të gjithë Australinë shkaktuan vdekjen e rreth 20 njerëzve këtë vit, shumë prej tyre në Uellsin e Ri Jugor.

Banorët e 50 zonave të tjera janë paralajmëruar të përgatiten për t’u larguar, për shkak të vërshimit të disa lumenjve të mëdhenj. Moti i keq po prek edhe rajonet fqinje të Hunter dhe Illawarra.

Sipas Byrosë së Meteorologjisë, 800 mm shi ranë në katër ditë në pjesë të NSW, gati një e treta më shumë se mesatarja e reshjeve që merr qyteti në një vit.

(Ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb