Kancelari austriak, Alexander Schallenberg, tha të enjten se do të japë dorëheqje kur Partia e tij Konservatore Popullore të bie dakord për liderin e saj të ardhshëm pasi Sebastian Kurz njoftoi se do të largohej nga posti i liderit të partisë në po të njëjtën ditë.

“Unë besoj fuqishëm se të dyja pozicionet – si në krye të qeverisë ose në krye të partisë austriake me më shumë vota – së shpejti duhet të mbahen sërish nga i njëjti person”, tha Schallenberg në një deklaratë.

“Prandaj po e vë në dispozicion postin tim si kancelar sapo të jetë vendosur kursi përkatës brenda partisë”, ka shtuar ai, raporton derspiegel.

Në anën tjetër, ish-kancelari austriak Sebastian Kurz, 35 vjeç, ka konfirmuar lajmin se do të tërhiqet nga politika. Kurz dha dorëheqjen nga postet e tij si kreu i Partisë së tij Popullore (ÖVP) konservatore dhe si udhëheqës i grupit parlamentar. Ai së fundmi është bërë baba. Në deklaratën e tij ai tha se po tërhiqej nga politika për t’u fokusuar tek familja. Dhe siç shkruajnë mediat austriake, në një fjalim emocionues, Sebastian Kurz shpjegon arsyet e tij për t’u tërhequr plotësisht nga politika.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: