Dy ditë para se Austria të fillojë kufizimin e tretë për të luftuar kundër pandemisë, vendi ka autorizuar sot hapjen e më shumë se 400 stacioneve të skive.

Në fillim të dhjetorit, qeveria njoftoi se do të autorizonte hapjen e stacioneve të skive më 24 dhjetor dhe i është përmbajtur këtij vendimi pavarësisht njoftimit për një kufizim të tretë javën e ardhshme.

Qeveria konfirmoi se skitë, duke qenë një sport në ambient të hapur, mund të praktikohen në siguri të plotë nëse merren masa të mjaftueshme parandaluese.

Megjithatë, hotelet, baret dhe restorantet do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura duke kufizuar gjithashtu aksesin në pistat me lokale, ndërkohë që kufizimi do të detyrojë gjithashtu tregjet e vendit dhe një pjesë të madhe të industrisë së saj të shërbimeve të mbyllen deri në mes të janarit.

“Ky është hapi i parë dhe ne shpresojmë që do të mund të hapemi plotësisht së shpejti, që prej momentit që përqindjet e infektimit do ta mundësojnë”, deklaroi Andreas Steibl, zyrtar për turizmin i stacionit të Ischgl.

Më shumë se 6 000 turistë janë infektuar nga COVID-19 që prej fillimit të pandemisë, në marsin e kaluar, në fshatin Ischgl që, ashtu si shumica e stacioneve të tjera austriake të skive tërheq dhjetëra mijëra skiatorë çdo vit.

Industria e skive përbën rreth 3% të PBB së Austrisë dhe është e mirëvendosur në sferën politike.

Për shembull, kreu i Shoqatës së Operatorëve të Teleferikëve qëndron gjithashtu në parlament për Partinë e Popullit (OeVP) të qendrës së djathtë nën qeverisjen e kancelarit Sebastian Kurz.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: