Detaje nga grabitja e filialit të postës shqiptare në Kamëz. Gazetari Igli Çelmeta duke iu referuar burimeve nga grupi hetimore raportoi për “BalkanWeb” se autori i grabitjes ka qenë i maskuar me një kapele dhe një maskë covidi.

Ndërkohë mbante edhe një çantë krahu në të cilën kishte edhe një armë tip pistolete dhe që sipas policisë dyshohet të jetë lodër, për shkak të sjelljes së autorit i cili e ka mbajtur pistoletën në çantë dhe ka kërcënuar sportelisten e postës duke i treguar se është i armatosur.

Autori është futur në postë dhe i ka marrë sportelistes rreth 1 milion lekë të vjetra. Forcat e policisë kanë nisur krehjen e zonës dhe gjithashtu po këqyrin . kamerat e sigurisë, për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: