Autoriteti italian përgjegjës për Konkurencën njoftoi sot hapjen e hetimeve kundër “Google”, “Apple” dhe “Dropbox”, për praktika të mundshme tregtare të padrejta në shërbimet e “Cloud Computing”.

“Autoriteti ka nisur një total prej gjashtë hetimesh, që synojnë ‘Google’ (për shërbimin Google Drive), ‘Apple’ (për shërbimin iCloud) dhe ‘Dropbox’, njoftoi ai në një deklaratë.

Secila kompani preket si nga procedimet për pretendime të praktikave të padrejta tregtare dhe/ose shkelje të Direktivës së të Drejtave të Konsumatorit, ashtu edhe për pretendime të padrejta që përmbahen në kushtet e kontratës.

Në veçanti, procedurat e praktikave të padrejta që synojnë Google dhe Apple kanë të bëjnë me mungesën ose pamjaftueshmërinë e treguesit, gjatë prezantimit të shërbimit, të mbledhjes dhe përdorimit për qëllime tregtare të të dhënave të siguruara nga përdoruesi.

Të njëjtat ankesa drejtohen te Dropbox, i cili gjithashtu akuzohet se nuk ka siguruar informacion mbi kushtet dhe procedurat për zgjidhjen e kontratës në një mënyrë të qartë dhe menjëherë të arritshme dhe se nuk lejon që përdoruesi të përdorë lehtësisht mekanizmat e pajtimit jashtë gjykatës për mosmarrëveshjet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: