SHBA

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max, do të sjellë për fansat një projekt të ri muzikor . Ajo ka bashkëpunuar me DJ-në e famshëm botëror, Tiësto, për këngën e re, e cila quhet “The Motto”.

Kënga e plotë do të publikohet sot, ndërsa artistja me origjinë shqiptare me ndjekësit e saj në Instagram ‘trailer’-in e klipit.

Klipi duket të jetë mjaft i veçantë, në të cilin Ava Max dhe Tiësto do të vijnë me një performancë interesante të këngës së tyre më të re.

Tiësto është një nga DJ-të më të njohur ndërkombëtarë. Kjo nuk është hera e parë që ai bashkëpunon me një këngëtare shqiptare. Më herët ai ka realizuar një bashkëpunim me Rita Orën dhe Jonas Blue, të quajtur “Ritual”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: