Këngëtarja Ava Max ka bërë me dije se ajo u godit me shuplakë nga një fans gjatë koncertit të saj në Los Angeles të martën mbrëma, vetëm disa ditë pasi yllit të popit Bebe Rexha i hodhën një celular në drejtim të saj duke i shkaktuar lëndime.

  • foto galeri
  • foto galeri

Një video që qarkullon në rrjetet sociale tregon një burrë që godet Max-in, emri i vërtetë i të cilës është Amanda Ava Koci, teksa ajo ishte duke performuar. Më pas shihet duke ndërhyrë një roje sigurie, duke e larguar personin nga skena.

Sipas një fansi në Twitter, i cili tha se ishte në koncert, ngjarja ndodhi gjatë këngës së fundit të Max-it në Teatrin Fonda. Herët në mëngjes të së mërkurës, Max shkroi rreth incidentit në Twitter, duke thënë: “Ai më goditi aq fort sa më gërvishti pjesën e brendshme të syrit. Ai nuk do të vijë më në një koncert timin. Faleminderit fansave që u tregua nspektakolar sonte në LA!!”. 640 0 649304ea508a0

640 0 649304ea508a0As përfaqësuesit e Max dhe as Departamenti i Policisë së Los Angeles nuk u janë përgjigjur kërkesave për koment.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb