Ashley Graham ka qenë shumë e angazhuar në New York City me karrierën e saj të modelingut si dhe me tre fëmijët që ka me bashkëshortin 12-vjeçar, Justin Ervin.

Por këtë fundjavë, 34-vjeçarja e kopertinës së Vogue mori një pushim teksa vizitoi bregun e Amalfit në Itali me bashkëshortin e saj.

Modelja ndau një koleksion imazhesh në Instagram, ku dukej se po kalonte momente shumë të këndshme, teksa ishte me rroba banje shumë zbuluese, apo kërcente me të shoqin dhe konsumonte makarona.

Ylli shfaqet në foto me rroba banje ngjyrë kafe që i nxjerr në pah gjoksin e saj teksa shijonte një shëtitje në një varkë. Ajo shtoi një gjerdan të hollë ari dhe i kishte tërhequr flokët të mbledhura, teksa kishte vënë një palë syze dielli të mëdha të zeza.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Modelja u pa gjithashtu duke u përqafuar me Justinin teksa kishte veshur një fustan me ngjyrë të verdhë ata ndanë një puthje ndërsa buzëqeshnin me vijën bregdetare në sfond. A

Më pas tregoi makaronat që i pëlqente, ajo prezantoi të paktën tre pjata për ndjekësit e saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: