MAQEDONI E VERIUT

Nga 20 maji deri më 15 qershor në Maqedoninë e Veriut do të organizohet stërvitja ushtarake ndërkombëtare “Goditja vendimtare 2019”.

Pjesëmarrës në këtë stërvitje do të jenë ushtarë nga shumë vende nën patronatin e SHBA-ve.  Deri tani pjesëmarrjen e kanë konfirmuar ushtarë nga Shqipëria, Mali i Zi, Bullgaria, Maqedonia, Lituania, por edhe nga disa vende të tjera.

Qëllimi kryesor i kësaj stërvitjeje do të jetë vendosja e shpejtë e qetësisë në situatë krizash, shkruan gazeta Lajmi. Mes tjerash thuhet se në Krivollak do të fluturojnë edhe avionët amerikanë “B-1B”, me të cilët u krye bombardimi i Serbisë 20 vite më parë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb