LONDËR- Avioni i linjës “Kuwait Airlines” ka bërë sot një ulje emergjente në Londër, për arsye ende të panjohura.

Mësohet se avioni vinte nga New Yorku, ndërsa ndalesa e tij e fundit ishte Kuvajti.

Avioni bëri ulje të detyruar në aeroportin londinez të Heathrow, ndërsa mediat sqarojnë se shkak për të është bërë një emergjencë sanitare. Disa nga pasagjerët kanë shfaqur probleme të helmimit nga ushqimi.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: