MEKSIKE- Një avion me 101 persona në bord është rrëzuar vetëm pak momente pas ngritjes në fluturim në Meksikë, por fatmirësisht pa shkaktuar asnjë viktimë. Përmes rrjetit social “Twitter”-it, guvernatori Jose Aispuro njoftoi se edhe pse nuk ka asnjë të vdekur, 85 prej tyre janë plagosur, dy prej të cilëve në gjendje kritike. Emrat dhe kombësitë e pasagjerëve nuk janë bëreë publike.

Fluturimi “AM2431” i kompanisë “Aeromexico” ishte nisur nga Aeroporti ndërkombëtar “Victoria” i Guadalupes, me destinacion Mexico Cityn.

Avioni u rrëzua shumë pranë aeroportit, pak çaste pasi ishte ngritur nga pista.

Operatori i aeroportit “Grupo Aeroportuario Centro Norte” njoftoi se të dhënat paraprake tregojnë se moti i keq ka qenë shkak i rrëzimit, pasi avioni ishte ngritur në fluturim gjatë një stuhie të fuqishme, përpara se të detyrohej të bënte një ulje emergjente.

Presidenti meksikan, Enrique Pena Nieto shfrytëzoi po ashtu “Twitter”-in për të thënë se kishte udhëzuar agjencitë federale për të ndihmuar në këtë rast emergjent.

Aeroporti “Victoria” i Guadalupes u mbyll për pak kohë pas incidentit. Në një deklaratë për mediet, “Aeromexico” shprehu keqardhjen e thellë për aksidentin, ndërsa kompania braziliane e avionit, “Embraer” tha se ka dërguar një ekip në vendngjarje.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb