Dymbëdhjetë persona, përfshirë një foshnjë, vdiqën pasi një avion i vogë u rrëzua në Amazonën braziliane, thanë zyrtarët.

Avioni u rrëzua pranë aeroportit të Rio Branco menjëherë pas ngritjes, tha në një deklaratë qeveria e shtetit veriperëndimor të Acre.

Dhjetë pasagjerë,  nëntë të rritur dhe një foshnjë, si dhe piloti dhe bashkë-piloti vdiqën në vendngjarje, tha ai. Sipas raporteve të shtypit lokal, avioni shpërtheu në flakë pas përplasjes, duke shkaktuar një zjarr në një zonë të largët pranë kufirit të Brazilit me Perunë dhe Bolivinë.

Shumë nga pasagjerët po ktheheshin në shtetin fqinj të Amazonas pasi morën kujdes mjekësor, thanë mediat.

Katërmbëdhjetë njerëz u vranë në shtator kur një aeroplan u rrëzua teksa po përpiqej të ulej gjatë një stuhie në qytetin Barcelos të Amazonas.

Dhe në qershor, katër fëmijë indigjenë i mbijetuan një aksidenti avioni në Amazonën kolumbiane, më pas arritën të qëndronin gjallë për 40 ditë në xhungël përpara se të shpëtoheshin në një kërkim masiv.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb