Në vitet e fundit, Tirana ka ditur gjithnjë të “peshkojë” sulmues të mirë, “bombera” klasi, më pas ka bërë biznes të pastër duke përfituar shumë të majme. Nga Seferi, për të vijuar me Xhixhën, dhe së fundmi dyshen e këtij sezoni, Hasani-Kaina, pa harruar këtu “xhevahirin” Ernest Muçi i cili pritet të sjell në kryeqytet afro 1 milionë euro.

Florent Hasani
Florent Hasani

Vetëm në këtë sesion të merkatos, Tirana arriti të arkëtojë afro 400 mijë nga, 300 mijë nga shitja e Florent Hasanit te Rapidi i Bukreshit dhe 100 mijë euro nga shitja e Kaina-s në Korenë e Jugut. Në aspektin ekonomik, 400 mijë euro janë një shifër e konsiderueshme për një klub shqiptar, por problemi është se trajnerit Ahmataj i ikën 14 gola nga kryeqyteti, 10 gola shënoi Hasani dhe 4 Kaina.

399014404 810940281041647 8960147066297371094 N
399014404 810940281041647 8960147066297371094 N

Në këto kushte, Tiranës i duhet me çdo kusht një sulmues i ri, por për momentin merkato mbetet e bllokuar. Trajneri Ahmataj ka në dispozicion vetëm sulmues krahu si Abazaj, Latifi dhe Patrik, por braziliani ende nuk është rikuperuar plotësisht. Sulmi ka qenë pikë më e fortë e Tiranës këtë sezon teksa në 19 javë kanë shënuar 32 gola, 2 gola më pak se Egnatia që është edhe ekipi me sulmin më të mirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb