Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj ka ardhur në një intervistë ndryshe për ekranin e News24.

Ai zbuloi për moderatoren Çenkuela Hasa rrugëtimin e tij si ushtarak deri te lidhja me Zotin që e bëri të largohet nga puna dhe t’i dedikohet vetëm Zotit.

“Unë jam një familje besimtarësh, kam lindur në të 19 maj 1959. Prindërit e mi, nëna jonë nuk bënte fëmijë në atë kohë dhe Kryegjyshi Botëror i asaj kohe Ahmet Myftar Dedej ishte kushëriri jonë, ai e pyet nënën time kur kishte ardhur për vizitë a ke fëmijë, jo i kishte thënë ajo, atëherë i kishte thënë ai bëj një lutje që të kesh një fëmijë. Doktorët i kishin hequr shpresat, por si është fuqia e zotit linda unë dhe tre fëmijë të tjerë pas meje.

Këto janë mrekulli që vetëm zoti i bën dhe nënës time ju plotësua dëshira. Gjatë kësaj kohe mbarova dhe shkollën e fillore dhe Kryegjyshi ishte i zhveshur atë kohë por vinte dhe te ne për vizitë dhe i thona që Mondin do e çojmë në shkollë të marr bursë që të merrnin dhe fëmijët e tjerë, se ashtu ishin kohët atëherë.

Në ushtri i thanë do shaj dhe zotin se ashtu ishte Shqipëria, ai tha do ta çoni se do na duhet më vonë. Unë vajta, mbarova dy shkolla ushtarake, por shërbimi ishte i rëndë në atë kohë, njërëzit ishin të varfër, ishin pa besim. Për të dalë te shkëndija që përmendët ju, ishte nëna ime që thoshte si nuk u bë një nga fëmijët tanë ti shërbej dede Reshatit si ai i shërbeu Dede Ahmetit. Këto fjalë u ngulitën te unë derisa një ditë u mërzita në ushtri dhe u largova se nuk arrija të kënaqesha me punën time dhe u detyrova i thash dede Reshatit o hap kufijtë o hap teqet”- tregoi Kryegjyshi, baba Mondi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: